Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm Naim Bardiqin.
Gazeta Shneta pati raportuar para disa ditësh se priten ndryshime në pozitat e larta në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gazeta ka mësuar se vendimi për shkarkimin e Bardiqit nga Zemaj është marr sot.
Bardiqi ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2018 nga ish-ministri Uran Ismaili nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. /Gazeta Shneta.