Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkelësit e ligjit me probleme mendore dhe të miturit, ndajnë dhomat e njëjta

Lajme 19/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Minorenët dhe gratë te cilat kanë kryer vepra penale, ndajnë dhomat e njëjta për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Qendresa Uka

Qëllimi i themelimit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike është trajtimi i shkelësve të ligjit të cilët kanë probleme me shëndetin mendor. Problemi qëndron se në këtë institucion trajtohen edhe të mitur, që nuk kanë kryer vepra penale.

Drejtori i Institutit, Gani Halilaj, deklaron se përveç hapësirave të pamjaftueshme, prokuroritë dhe gjykatat bëjnë adresime konfuze në këtë institut, ndonjëherë dërgojnë persona të cilët nuk kanë kryer vepër penale, shkruan Gazeta Shneta.

“Për arsye se definimi i këtij institucioni akoma nuk kuptohet mirë edhe nga institucionet relevante përgjegjëse, ose që na furnizojnë  neve me të pandehur”.

“Është fjala për gjykatat dhe prokuroritë për arsye se ne jemi institucion që kryejme shërbime shëndetësore, jemi institucion në shërbim të ministrisë së Drejtësisë, gjykatave dhe prokurorisë  dhe rastet të cilat vijnë për t’u trajtuar, por edhe për vlerësime psikiatrike forenzike,  dhe rastet vijnë në mënyrë konfuze nga aspektet e spjegimit të  vetë gjykatave”, tha Halilaj.

Personat të cilët e pësojnë më së shumti për shkak të orientimit të gabuar nga ana e prokurorive dhe institucioneve janë të miturit.

Halilaj deklaroi se dërgimi i të miturve të cilët kanë kryer vepër penale në këtë institucion cilësohet si shkelje e të drejtave të tyre.

“Një rast i tillë nuk duhet të ndodhë, për shkak se këtu kemi praktikisht një shkelje të drejtave të tyre, për arsye se rastet e tilla duhet një trajtim i vecantë. Duhet një tretmanë krejt tjetër sa i përket çështjes së tyre, sepse është i vecantë. Por neve na paraqet pengesë sepse ne duhet të bëjmë rotacione të shpeshta”, theksoi Halilaj.

Problemi i definimit të statusit së këtij institucioni ka mbetur peng. Institucioni nuk dihet se cilës ministri i takon dhe sa është buxheti i saj.

Edhe pse ky institucion është kryekput shëndetësor, të gjitha punët i kryen në bazë të kërkesave të Prokurorisë, Gjykatave dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Institucionet relevante janë marr shumë pak, po thuajse hiq me Institutin. Pasi ende nuk e ka të zgjedhur statusin ligjor, ne jemi në kuadër të QKUK-së, e që nuk duhet të jemi. Për arsye se kryejmë shërbime shëndetësore, puna jonë më e mirë duhet të jetë në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë. Edhe në ligjin për aspekt mendor, kjo çështje nuk është definuar”, deklaroi Halilaj.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuerve dhe të Torturës (QKRMT), pas monitorimit ka vlerësuar se ky institut ka shërbimet më të mira mjekësore në krahasim me klinikat e tjera në Kosovës, ndërsa edhe Komiteti i Helsinkut e ka radhitur këtë institucion në vendin e parë në rajon. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBurrat që thinjen shpejt fshehin këtë rrezik shëndetësor
Artikulli i rradhës Femrat e gjata, më të rrezikuara nga goditja në tru, ja pse

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.