Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Burrat që thinjen shpejt fshehin këtë rrezik shëndetësor

Jetë 19/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thinja e flokëve flokëve është diçka e pashmangshme në jetë.

Por, kjo shenjë e zakonshme e plakjes mund të paralajmërojë për diçka më serioze sesa thjesht kalimi i moshës: sëmundje të zemrës.

Gjatë një studimi të prezantuar tek konferenca EuroPrevent 2017, të organizuar nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, shkencëtarët zbuluan se sa më shumë flokë të zbardhura të ketë një burrë, aq më shumë gjasa ka që të vuajë nga sëmundja e arterieve koronare, një nga format më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës që shfaqet kur arteriet në zemër fillojnë të ngushtohen dhe forcohen për shkak të formimit ë pllakës bakteriale.

Kjo sëmundje e lidhur me zemrën dhe flokët e thinjura nuk ka si shkak moshën apo ndonjë faktor tjetër rreziku kardiovaskular.

Sipas këtij studimi, meshkujt që kanë flokët më të zbardhura, krahasuar me ngjyrën që kanë pasur më parë, janë 31% më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundja e arterieve koronare.

Gjithashtu, pas një vëzhgimi që u bënë disa njerëzve, shkencëtarët vunë re se personat që vuanin nga kjo sëmundje kishin flokë më të thinjura se ata që ishin në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan gazeta Shëndeti.

Edhe pse mund të duket si një lidhje e çuditshme, mund të ketë një mekanizëm psikologjik që ndikon si tek thinja e flokëve”>flokëve ashtu edhe problemet me zemrës.

Sa i përket faktorëve të rrezikut, si arteroskleroza (formimi i pllakës bakteriale në arterie) ashtu edhe thinja e flokëve”>flokëve, të dyja përfshijnë stresin oksidativ, inflamacionin, ndryshimet hormonale ose dëmtimin e qelizave funksionale.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se çdo burrë me flokë të thinjura rrezikohet nga sëmundjet e zemrës. Megjithatë, shkencëtarja Irini Samuel, kardiologe tek Universiteti Kairo, thotë se plakja shtë një “faktor rreziku i pashmangshëm koronar” dhe shenjat dermatologjike, si thinja e flokëve”>flokëve, mund të sinjalizojë për rritje të rrezikut.

Samuel thekson që duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore në lidhje me këtë temë. Për momentin, ju duhet të bëni kontrolle të rregullta nëse kanë filluar t’ju thinjen flokët, edhe nëse nuk keni simptoma të tjera.

Artikulli paraprak26 lindje u kryen dje në Gjinekologji, ja sa djem e sa vajza
Artikulli i rradhës Shkelësit e ligjit me probleme mendore dhe të miturit, ndajnë dhomat e njëjta

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.