Detyrat e shtëpisë, administrimi i veprimtarive jashtëshkollore, përgatitja e ushqimit… rritja e një fëmije nuk është një detyrë e lehtë. Por, shumë prindër zbulojnë talentet që ata kurrë nuk i imagjinonin se i kishin.
Sidoqoftë, të qenit nënë apo baba akoma nuk njihet nga shoqëria si një veprimtari komplekse ashtu si punët e tjera që kërkon shumë vëmendje, transmeton Gazeta Shneta.
Të kujdesesh për fëmijët është më shumë stresuese sesa të shkosh në punë
Një studim i kryer në Universitetin e Leuvenit në Belgjikë, theksoi se të kujdesesh për fëmijët është më e lodhshme sesa të punosh. Rezultatet treguan se 13% e pjesëmarrësve paraqitën nivele të larta stresi dhe paaftësie./GazetaShneta/