Hulumtues nga Translational Genomics Research Institute (TGen) dhe Lundquist Institute kanë zbuluar një shenjë të mundshme biologjike (biomarker) për long COVID, e cila mund të shërbejë si tregues i parë specifik dhe i matshëm për këtë gjendje.
Aktualisht, diagnoza e long COVID bazohet vetëm në një grup simptomash që pacientët shfaqin pas infektimit me SARS-CoV-2.
Studiuesit analizuan mostra gjaku nga 14 pacientë gjatë 12 javëve të stërvitjes aerobike dhe gjetën 65 fragmente të proteinës Pp1ab të virusit brenda vezikulave ekstracelulare (EVs), shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Këto fragmente nuk u gjetën tek grupi i kontrollit para pandemisë dhe sugjerojnë se virusi mund të qëndrojë në disa inde të trupit edhe pas infektimit.
Ekspertët paralajmërojnë se ende nuk dihet nëse këto fragmente janë rezultat i një replikimi aktiv apo thjesht mbetje molekulare.
Megjithatë, ky zbulim mund të ndihmojë në zhvillimin e testeve të sakta diagnostikuese për long COVID në të ardhmen./Gazeta Shneta/


