Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që Sars-CoV-2 shkakton një infeksion tek një person duke hyrë në trup dhe duke lidhur proteinat e tij gjembore me receptorët ACE2 në sipërfaqen e një qelize.
Së fundmi, studiuesit kanë krijuar peptide që i ngjajnë receptorëve ACE2 të shënjestruar nga proteinat gjembore virale, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Këto peptide “mashtrojnë” virusin në vend të receptorit të një qelize, duke arritur potencialisht inaktivizimin e virusit para se të mund të shkaktojë infeksionin.
Studiuesit shpresojnë të krijojnë formën farmaceutike si sprej për hundë ose trajtime lokale nga këto peptide që do të zvogëlojnë ose bllokojnë Sars-CoV-2 para se të ndodhë infeksioni.
Për shkak se këto peptide mund të lidhen potencialisht me virusin dhe ta inaktivojnë atë ose të zvogëlojnë aftësinë e tij për të shkaktuar infeksione, kjo teknologji e zbuluar rishtas mund të hapë një rrugë të re në luftën kundër Covid-19.
Zhvillimi i produktit mund të përfshijë prodhimin e sprejve të hundës me bazë peptide që bllokojnë Sars-CoV-2 kur futet në trup ose krijimin e sprejve aerosol që çaktivizojnë virusin kur aplikohen në sipërfaqe. /Gazeta Shneta/