Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën e shërimit të infertilitetit tek burrat

Jetë 15/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në shtatë çifte për fat të keq lufton me infertilitetin, i përkufizuar si dështim i konceptimit pasi u përpoqën për më shumë se 12 muaj. Përafërsisht një e treta e këtyre rasteve janë për shkak të problemeve të burrit kurse një e treta tjetër i takon gruas dhe e treta e fundit janë për shkak të një kombinimi të të dy partnerëve.

Edhe pse nuk dihet shkaku kryesor i infertilitetit mashkullor në shumicën e rasteve por ekziston një komponent i vogël gjenetik, transmeton Gazeta Shneta.

Që nga viti 1959, është njohur një kromozom shtesë X tek burrat (XXY në vend të XY, i njohur si sindromi Klinefelter) është i lidhur me prodhimin e ulët të spermës dhe infertilitetin. Kjo tani njihet si shkak gjenetik më i zakonshëm i infertilitetit.

Për një kohë të gjatë, shkencëtarët kanë menduar se nuk mund ta fshijnë kromozomin shtesë tek këta individë për të mundësuar prodhimin normal të spermës. Por kjo është konsideruar si një ide thjeshtë teorike dhe fantazuese deri më tani.

Një hulumtim i ri, botuar në Science, tregon se është e vërtetë se ka mundësi të fshihen kromozomet esktra seksuale dhe të prodhohet spermë pjellore normale. Hulumtimi është me të vërtetë mjaft i jashtëzakonshëm. Kjo ngjallë shpresat për rivendosjen e pjellorisë tek ata që jetojnë me anomali të tjera kromozomale.

Sindroma e Klinefelter është relativisht e pazakontë, duke prekur nga një në 1.000 në një në 1.500 burra. Kromozomi shtesë X duket se ka një ndikim relativisht minimal në indet e trupit por mund të shkaktojë muskuj më të dobët, organet gjenitale më të vogla, epsh të ulët dhe rritje të gjirit tek individët meshkuj.

Për arsye që ende nuk kuptohet plotësisht nëse kjo ka një efekt negativ në zhvillimin e qelizave mikrobe – spermës dhe vezëve – dhe prodhimin e mëvonshëm të spermës dhe pjellorisë, burrat me sindromën Klinefelter kanë funksion të zvogëluar të testikujve në përgjithësi dhe prodhojnë asnjë ose pak spermë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakAlivanosja gjatë shtatzanisë mund të jetë e rrezikshme për nënën dhe foshnjen
Artikulli i rradhës Gratë që kanë bërë deri në tre fëmijë janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.