Shkencëtarët e Koresë së Jugut kanë izoluar 38 antitrupa që mund të neutralizojnë koronavirusin, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Ministrinë e Shëndetësisë.
Karakteristikat pozitive të këtyre antitrupave mund të përdoren për të trajtuar pacientët të infektuar me koronavirus, raporton BGNES.
Hulumtimi u krye në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe kompanisë farmaceutike Celtrion.
Gjatë testimeve të gjakut te pacientët me koronavirus, janë nxjerrë antitrupa që mund të përdoren për të trajtuar të infektuarit, sepse ata ishin në gjendje të neutralizonin virusin e rrezikshëm.
“Të gjitha mostrat e pranuara kanë veti të forta, neutralizuese të koronavirusit,” thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) transmeton Gazeta Shneta.
Në të ardhmen e afërt, do të kryhen një seri testimesh të plota, përfshirë ato te kafshët laboratorike, për të konfirmuar efektin pozitiv të antitrupave të zbuluar. /Gazeta Shneta/




