Pandemia me koronavirus po shkakton disa ndryshime në kujdesin e shtatzënisë dhe që mund të jetë e frikshme. Por ekspertët ofrojnë këshilla se si të trajtoni tremujorin e parë, dhe çdo ndërlikim të mundshëm.
Të zbulosh se je shtatzënë shpesh sjell një mori ndjenjash, nga eksitimi në mbingarkesë, ose nga frika deri tek gëzimi absolut shkruan Parents.
Por gjatë një pandemie historike globale, nënat që janë në fillesat e një shtatëzani, po përballen me një mori sfidash shtesë që mund ta bëjnë këtë herë asgjë më pak se sa konfuze përcjell Gazeta Shneta.
Fatmirësisht, ka mjete që gratë në tremujorin e parë mund të përdorin për t’u përgatitur për rrugëtimin nëntë mujor.
Çfarë duhet të pyesni doktorin tuaj gjatë kohës me COVID-19?
Gjatë bisedës, duhet të pyesni mjekun tuaj se cilat hapa duhet ndërmarrim për të siguruar kontakt personal minimal me të tjerët, në përpjekje për të lehtësuar çdo ekspozim të mundshëm ndaj ose përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa ekzistojnë vetëm studime të kufizuara, dhe nuk dihet shumë për virusin, tani për tani nuk besohet të transmetohet nga një grua shtatzënë në fetusin e tyre.
Sidoqoftë, gratë shtatzëna mund të jenë në një rrezik të shtuar të kontraktimit të virusit, duke pasur parasysh sistemin e tyre imunitar të dobësuar.
-Përqendrohuni në shëndetin tuaj mendor
Ndërsa është e rëndësishme të ruani shëndetin fizik gjatë kësaj kohe, dhe të mbani linja të komunikimit të hapura me mjekun tuaj, në mënyrë që të ndërgjegjësoheni për çdo ndryshim të mundshëm në kujdes, dhe poashtu e rëndësishme është që të mbani shëndetin tuaj mendor.
Shtatzënia mund të jetë një burim ankthi dhe stresi në rrethana normale, dhe ajo që ne po përjetojmë tani është gjithçka, e re.
Dhe, nëse është e nevojshme, kufizoni sasinë e lajmeve që konsumoni dhe sigurohuni që mësoni vetëm lajme të sakta përmes burimeve me reputacion në lidhje me pandeminë.
Shfrytëzimi i kohës përgjatë izolimit për të përgatitur shtëpinë tuaj, trupin tuaj dhe mendjen tuaj për mëmësinë, mund të jetë një ushtrim themelor që ju ndihmon të mbani shëndetin tuaj mendor gjatë për ditët në vazhdim. /Gazeta Shneta/