Një ekip i shkencëtarëve ka befasuar me një ide për shpëtimin e Arktikut, duke thënë se duhet të krijojmë më shumë akull.
Një ekip në Universitetin Shtetëror të Arizonës ka propozuar ndërtimin e 10 milion pompave që punojnë me anë të erës, për ta shpërndarë ujin në sipërfaqen e akullit, ku do të ngrihej më shpejtë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Për ta bërë këtë do të ishte e komplikuar dhe e shtrenjtë – llogaritet një kosto prej 500 bilion dollarë amerikan. Tani për tani propozimi është vetëm teorik, mirëpo nevoja për ta zgjidhur problemin është urgjente tha profesori i astrofizikës, Steven Desch.
Ky inspirim i erdhi profesorit Desch pasi morri pjese në disa konferenca të ndryshimeve klimatike në vitin 2012.
“Erdha me këtë ide kur shkencëtarët klimatik i kanë identifikuar në mënyrë korrekte problemet dhe urgjencën e zgjidhjes së tyre, por ata nuk patën zgjidhje të mirë – zgjidhje për ndaljen e emitimit të CO2” tha Desch.
“Deri në vitin 2030, nuk do të ketë akull në oqean gjatë verës dhe çfarëdo që bëjmë në botë nuk do ta ndryshojë këtë në kohë. Nuk do të mundemi ta ndalojmë emitimin e CO2 në kohë për ta parandaluar atë”.
Si do të punonte?
Pompat gjigante të ujit do të lundronin në Detin Arktik. Ato do ta merrnin ujin nën akull, do ta ruanin atë në një rezervuar dhe pastaj do ta shpërndanin në maje të akullit.
Maja e akullit është pjesa më e ftohtë, prandaj duke çuar ujin në maje të akullit, do të ngrihej më shpejtë, shpjegoi Desch.
Makinat do të punonin me erë, që është mjaftë e fuqishme në Arktik.
Ekipi shpreson që 10 milion makinat do të shtonin një metër akull në nivelin e akullit gjatë dimrit. Ky do të ishte ndryshim i madh, pasi akulli rritet dy deri në tre metra në trashësi gjatë dimrit.
“Nëse mund ta bëjmë këtë, do të kthehej gjendja siç ishte 15 vite më parë”.
Sigurisht, shëndeti i njeriut ndikohet mjaftë shumë nga ndotja globale. Temperaturat e larta si pasojë e ngrohjes globale, kualiteti i dobët i ajrit, alergjitë dhe shqetësimet tjera, shpërndarja e sëmundjeve – janë disa nga faktorë që mund të ndikojnë në shëndetin e njeriut. /Gazeta Shneta/