Shkencëtarët po paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj duhanit, plastikës dhe ushqimeve ultra-të përpunuara mund të jetë një nga faktorët kryesorë që po nxit rritjen globale të sëmundjeve kronike.
Sipas analizave, ushqimet ultra të përpunuara lidhen me inflamacionin kronik, çrregullimet metabolike dhe dobësimin e sistemit imunitar, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit theksojnë se konsumimi i shpeshtë i këtyre produkteve është shoqëruar me rritje të rasteve të diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe disa formave të kancerit, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët po ashtu paralajmërojnë për ndikimin e kimikateve sintetike që gjenden në paketimet plastike dhe në proceset industriale të ushqimit.
Shumë prej këtyre substancave mund të kalojnë në ushqim dhe të kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, përfshirë problemet hormonale, metabolike dhe kardiovaskulare.
Një tjetër analizë shkencore e publikuar në Globalization and Health e përshkruan marrëdhënien mes plastikës dhe ushqimeve ultra-të përpunuara si “toksike”, duke theksuar se miliona njerëz ekspozohen çdo ditë ndaj mikroplastikës dhe kimikateve industriale përmes ushqimeve të paketuara. Studiuesit vlerësojnë se kjo ekspozim afatgjatë mund të ndikojë në rritjen e barrës globale të sëmundjeve kronike.
Ndërkohë, ekspertët e shëndetit publik kërkojnë politika më të forta për kufizimin e marketingut të produkteve të dëmshme, etiketim më të qartë ushqimor dhe reduktimin e përdorimit të substancave kimike potencialisht të rrezikshme në industrinë ushqimore dhe plastike. /Gazeta Shneta/


