Shkencëtarët nga University of Granada në Spanjë kanë zhvilluar implante të kornesë duke përdorur luspa peshku, një zbulim që mund të ndihmojë në zbutjen e mungesës së donatorëve për transplant të syrit.
Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Materials & Design, studiuesit analizuan luspat e krapit dhe peshqve të tjerë të konsumuar shpesh dhe krijuan një biomaterial të qëndrueshëm, transparent dhe të përputhshëm me organizmin, i cili mund të përdoret për riparimin e kornesë.
Kornesë është shtresa e tejdukshme në pjesën e përparme të syrit dhe trajtimi i dëmtimeve të rënda të saj shpesh kërkon transplant.
Megjithatë, mungesa e indeve të dhuruara mbetet një problem i madh për pacientët që presin operacion.
Studiuesit thonë se përdorimi i luspave të peshkut mund të jetë një zgjidhje me kosto të ulët, pasi ato janë një nënprodukt i industrisë së peshkimit që zakonisht hidhet si mbetje.
Rezultatet e deritanishme janë testuar në laborator dhe tek kafshët me rezultate premtuese, por para përdorimit te pacientët nevojiten prova klinike te njerëzit, një proces që mund të zgjasë disa vite./Gazeta Shneta/


