Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët thonë se era e keqe e gojës mund të shërohet duke përdorur këto gjëra

Jetë 23/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
era e keqe e gojes
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Marrja e suplementeve probiotike mund të zvogëlojë ashpërsinë e erës së keqe.

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një kurë për erën e keqe të gojës – dhe se është në kuzhinat e shumicës së njerëzve, shkruan Daily Mail.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Një meta-analizë e studimeve ekzistuese zbuloi se bakteret probiotike në ushqimet e fermentuara si kosi dhe buka e thartë mund të pastrojnë pllakën përgjegjëse për erën e keqe të gojës nga dhëmbët dhe gjuha.

Përbërjet sulfurike të paqëndrueshme janë shkaku kryesor i erës së keqe të vazhdueshme dhe ndodhin kur bakteret që jetojnë në sipërfaqen e gjuhës shpërbëjnë proteinat shumë shpejt dhe krijojnë një tepricë të kimikatit me erë të keqe.

Probiotikët janë baktere të mira që jetojnë në trup, zbërthejnë dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe mbrojnë nga bakteret e dëmshme.

Studiuesit nga Universiteti Sichuan në Kinë shikuan nëse probiotikët mund të largojnë proteinat përgjegjëse për erën e keqe, sikur bëjnë bakteret e këqija.

Ata gjurmuan bazat e të dhënave kërkimore për provat klinike përkatëse të botuara deri në shkurt 2021.

Probiotikët e shqyrtuar për studimin ishin: Lactobacillus salivarius, Lactobacillus reuteri, Streptococcus salivarius dhe Weissella cibaria. Ata të gjithë ishin në formë suplementi.

Ashpërsia e erës së keqe u përcaktua nga nivelet e proteinave përgjegjëse për të – komponimet sulfurike të paqëndrueshme – të zbuluara në gojë dhe në gjuhë.

Analiza e të dhënave të grumbulluara, e publikuar në BMJ Open, tregoi se rezultatet e erës së keqe të gojës ranë ndjeshëm tek ata që u dhanë probiotikë në krahasim me ata që iu dha një formë placebo.

Autori i studimit, Dr. Longjiang Li, nga Universiteti Sichuan në Kinë, tha se: “Probiotikët mund të pengojnë dekompozimin e aminoacideve dhe proteinave nga bakteret anaerobe në gojë, duke frenuar kështu prodhimin e nënprodukteve me erë të keqe”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakÇfarë është ADHD, si manifestohet kjo gjendje tek fëmijët, shkruan Mr. Sci Elma Miftari
Artikulli i rradhës Mjekët britanikë i shpëtojnë jetën foshnjës përmes operacionit të parë në botë duke përdorur qelizat burimore të placentës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.