Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët zbulojnë se stili i jetesës ka më shumë ndikim në plakjen e shëndetshme sesa gjenet

Jetë 25/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Statusi socioekonomik dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës janë më ngushtësisht të lidhur me plakjen e shëndetshme sesa gjenetika, sugjeron një studim i ri.

Një studim i madh i botuar në revistën “Nature Medicine”, sugjeron se faktorët mjedisorë, përfshirë zgjedhjet e stilit të jetesës dhe kushtet e jetesës, janë rreth dhjetë herë më të rëndësishëm se gjenetika kur bëhet fjalë për plakjen e shëndetshme dhe vdekjen e hershme, shkruan burimi Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Sipas hulumtimit të drejtuar nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar: mosha, seksi dhe faktorët mjedisorë – të njohur si “exposome” – shpjegojnë rreth 66 përqind të rrezikut të vdekjes.

“Na habiti ndryshimi dhe rëndësia që ka mjedisi në krahasim me gjenetikën,” tha Austin Argentieri, autori kryesor i studimit dhe hulumtues në Universitetin e Harvardit.

Studimi përfshiu gati gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët identifikuan rreziqet gjenetike të pjesëmarrësve për 22 sëmundje, ndjekën probleme të zakonshme shëndetësore si obeziteti, presioni i lartë i gjakut dhe dislipidemia, dhe përdorën proteina nga gjaku i tyre për të matur se sa shpejt po plaken biologjikisht.

Si stili i jetesës dhe kushtet e jetesës formësojnë shëndetin

Fillimisht, ata u përqëndruan në 164 faktorë mjedisorë, por i ngushtuan ata në 25 masa kyçe që ishin të lidhura me vdekjen dhe plakjen biologjike.

Këta faktorë përfshinë gjithçka nga niveli i arsimit, të ardhurat e familjes, punësimi, nivelet e gjumit, ushtrimi fizik, pirja e duhanit, mbështetje shoqërore, mirëqenia mendore, pesha trupore në moshën 10-vjeç dhe duhanpirja gjatë shtatzanisë.

Individualisht, këta faktorë luanin një rol të vogël në rrezikun e vdekjes së parakohshme, por të kombinuar gjatë jetës, ata grumbulloheshin.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh që shumë nga këta faktorë mjedisorë mund të ndryshohen, studiues të pavarur thanë se rezultatet ofrojnë një udhëzues për ndërhyrjet politike që mund të përmirësojnë shëndetin e njerëzve. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKëto shtete evropiane i kushtojnë më pak rëndësi aktivitetit fizik
Artikulli i rradhës Policia apelon te qytetarët për rrezikun nga sulmet kibernetike: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.