Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkoi në spital me dhimbje barku, një 13-vjeçare në Greqi lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

Jetë 05/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 13-vjeçare në Greqi e cila shkoi në spital me dhimbje të forta barku, lindi një fëmijë pa ditur që ishte shtatzënë.

Të shtunën e kaluar prindërit e çuan vajzën në urgjencën e spitalit të Naxosit me dhimbje të forta barku, të cilat ia atribuuan kapsllëkut kronik.

Mjeku pasi pa vonesën e vajzës e cila kishte shkuar në tualet, shkoi dhe e gjeti me foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës së varur.

Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikim dhe në mungesë të mjekut gjinekolog është transferuar në spitalin e Siros, ku po trajtohet me foshnjën e saj.

Vlen të theksohet se në spitalin e Naxosit në atë kohë nuk kishte mjek radiolog, për këtë arsye e mitura nuk i është nënshtruar ekografisë përpara se të lindte në tualet.

 “Fëmija duhet të kuptojë se jeta e saj po ndryshon. Ajo është e tmerruar, por po monitorohet nga psikologët e fëmijëve. Imagjinoni një fëmijë të thotë se i dhemb barku dhe më në fund të lindë. Vajza e vogël lindi pasi shkoi në tualetin e spitalit”, tha një i afërm i 13-vjeçares.

“Jemi në shok pasi vajza e vogël kishte vizituar një pediatër gjatë shtatzënisë, por askush nuk e kishte kuptuar që ajo ishte shtatzënë”, shtoi ai më vonë.

“Kohët e fundit kishim vënë re se ajo kishte shtuar pak peshë por ia atribuonim kilogramëve të tepërt në adoleshencë”, tha i afërmi i vajzës.

Sipas medias Mega, e mitura u ka treguar psikologëve të fëmijës se babai i vogëlushit është një shok i klasës, por të afërmit e saj theksojnë se nuk dinë asgjë./GazetaSinjali/

Artikulli paraprakVitia për Projektligjin për fertilizim të asistuar: Shumë familje kanë shitur edhe pronat për të siguruar këtë trajtim
Artikulli i rradhës Përfitimet e uthullës së mollës: Si të hiqni grumbullimin kimik nga skalpi juaj me ACV?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.