Vetëm pak kohë më parë u nda nga jeta një i ri në shkollën e mesme profesionale “Ali Myftiu” në qytetin e Elbasanit.
Por pas kësaj ngjarje të rëndë dyshime të mëdha janë hedhur për këto ambiente duke deklaruar se persona të tjerë, nxënës të kësaj shkolle kanë pësuar të fiktë.
“Brenda dy muajve është rasti i shtatë, ndërsa një tjetër nxënës vdiq rreth një muaj më parë,”- tregon një prej nxënësve të shkollës për JOQ.
Kanë qenë vetë nxënësit të cilët e kanë ngritur këtë shqetësim pasi ata ndihen të frikësuar e se kjo gjë po shndërrohet në një fenomen të përsëritur.
Ditën e sotme mësohet se një tjetër nxënësi i ka rënë të fikët në afërsi të ambienteve të praktikës ku djali studion për elektroaud.
Rreth një muaj më parë Limon Sollaku, adoleshenti 17-vjeçar i kësaj shkolle humbi jetën teksa po kalonte murin rrethues të shkollës.
Pas asaj dite vetëm ngjarje të këqija kanë ndodhur në këtë shkollë dhe askush nuk po reagon për të kthyer gjendjen në normalitet./albeu.com/