Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Valbon Krasniqi ka riformuar Komisionin për Mbarëvajtje në punë.
Ky komision i cili ishte udhëhequr më parë nga Fakir Spahiu, tani do të kryesohet nga drejtori i Kirurgjisë Abdominale Ferat Sallahu.
Bashkë me Sallahun do të jenë edhe pediatri Enver Hasi dhe infermieri Mehdi Sokoli.
Gazeta ka mësuar se menaxhmenti i SHSKUK-së i ka kërkuar këtij Komisioni që të bëj kontrolla të rrepta nëpër klinika për të siguruar mbarëvajtjen dhe respektimin e orarit të punës. /Gazeta Shneta/