Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkruan Prof. Ali Lahu: Metotreksati dhe biopsia e mëlçisë te Artriti reumatoid

Lajme 16/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan: Prof. ass. dr Ali Z. Lahu, Internist – Reumatolog

  • Çka është metotreksati?

-Është antimetabolik, analog struktural i acidit folik.

-Është i njohur veprimi i tij si  imunosupresor dhe imunomodulator dhe ka biodisponueshmëri të lartë në dozë <25 mg.

-Përdoret që nga viti 1988, si bar bazik në mjekimin e Artrit reumatoid.

-Metabolizohet në mëlçi dhe eleminohet kryesisht përmes veshkëve.

  • Analizat e nevojshme para terapisë me MTX.

-Hemogrami me formulë leukocitare

-Funksioni i veshkëve: (urina, prova e biuretit, klirensi i kreatininës endogjene, kreatinina dhe urea në serum)

– Funksioni i mëlçisë: (ALT,AST, ALP, albuminat, markerët e hepatitit)

– Analizat për HIV.

  • Skema e dhënies së barit.

-Doza e përnjëhershme, merret një herë në javë (per os, i.m., i.v. s.c.)

-Doza intermitente merret tri herë në ditë, brenda 24 orëve. Është vlerësuar se efekti terapeutik është i  njëjtë.

-Zakonisht fillohet me test dozë prej 2,5-5 mg. për të parë tolerancën në MTX. -Mielosupresioni  maksimal arrihet 7-10 ditë pas fillimit të terapisë.

-Duhet të kemi kujdes të shtuar kur kemi dëmtim të funksionit të veshkëve dhe kur e kombinojmë me BAIJS dhe sulfopreparate.

  • Kundërindikimet:

-Çrregullimi i funksionit të veshkëve

-Çrregullimi i funksionit të mëlçisë

-Shtatzania

-Hepatiti

-Ciroza e mëlçisë

-Anemia , bicitopenia

-Alkoolizmi dhe

-Infeksionet akute.

  • Përcjellja e analizave gjatë terapisë me MTX

-Hemogrami me formulë leukocitare çdo javë, në dy javët e para.

-Çdo  dy javë, në muajin vijues dhe

-Çdo muaj, në vazhdim të terapisë.

-Funksioni i veshkëve përcillet në çdo tre muaj dhe

-Funksioni i mëlçisë, çdo 4-8 javë, ose edhe më shpesh, nëse nuk kemi bërë më parë biopsinë e mëlçisë.

  • Interpretimi i analizave gjatë terapisë.

– Nëse kemi rënie të leukociteve nën <3500, trombociteve nën <100000, duhet të ndërpresim terapinë për 2-3 javë.

– Te bicitopenia, duhet të fillojmë me acid folik 1-5mg në ditë.

– Rritja e vlerave të enzimeve të mëlçisë na kushtëzon ndaljen e terapisë për 1-2 javë.

– Analizat që qëndrojnë të rritura deri në 2 muaj na bëjnë të detyrueshme biopsinë e mëlçisë.

  • Indikacionet për biopsi të mëlçisë gjatë terapisë me M.T.X

– Biopsia paraprake bëhet te të gjithë pacientë me anamnezë pozitive për konsumim të gjatë të alkoolit,

– Te ata me rezultate të përsëritura të dëmtimit të veshkëve dhe hepatit B dhe C

– Ose nëse 6 nga 12 analiza vjetore , gjegjësisht 5 nga 9, tregojnë për dëmtim të mëlçisë.

– Kur proteinat në serum bien nën 34g/l

– Biopsia e hershme e mëlçisë preferohet në akumulimin e barit prej 1-1.5gr. dhe bëhet e domosdoshme te pacientët me konsumim tē alkoholit dhe

– Te ata me rritje të enzimeve hepatike dhe hepatit B dhe C.

  • Biopsia e hershme e mëlçisë pa faktor rreziku:

-Biopsia e parë bëhet te akumulimi i barit prej 1-1.5 gr.

-E dyta  në 3 gr.

-E treta në 4gr.

  • Nëse kemi faktor rreziku:

-Biopsia e parë duhet të bëhet 2-4 muaj pas fillimit të terapisë.

-E dyta, te akumulimi i barit prej 1-1.5gr.

-E treta 3 gr. dhe e katërta 4 gr.

  • Kundërindikimet për biopsi:

-Hemorragjia subkapsulare

-Perforimi i fshikëzës biliare

-Hemoperitoneumi

-Pneumotoraksi

  • Dozat të cilat imponojnë biopsinë:

-Doza  prej 7,5mg, biopsia

pas 1 viti.

-Doza prej 15 mg. pas 6 muajve, dhe

-Doza prej 22,5 mg, pas 17 javësh

  • Interpretimi i gjetjeve nga biopsia e mëlçisë:

-Stadi l/ll: mund të vazhdohet me terapi

-Stadi III/A: duhet biopsi pas 6 muajve ose të kalohet në bar alternativ.

-Stadi III/B: nuk lejon përdorim më tutje të barit.

Artikulli paraprak15 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Profesori i njohur australian, ka kryer 13 operacione të komplikuara kongjenitale të fëmijëve në Kosovë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.