Keni dëgjuar shpesh herë këshillën e vjetër se injorimi i një racioni ushqimi, padyshim se shkatërron planin për humbjen e peshës, por studimi më i ri i publikuar në të përvitshmen Obesity Society Meeting, sugjeron që mos ngrënia e darkës herë pas here ka ndikim pozitiv në shëndetin tuaj.
Studimi konkludon se individët me mbi peshë, të cilët kanë konsumuar ushqim gjatë ditës, dhe kanë agjëruar në mbrëmje, rezultuan të kenë më pak oreks dhe kanë djegur më shumë kalori gjatë natës, shkruarn ëebMD, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse këto rezultate nuk tregojnë një ndërlidhje të pastër në mes humbjes së peshës dhe agjërimit të natës, ato vërtetojnë se ekziston një rëndësi e madhe për nutricizmin. Sipas autorës kryesore të studimit, Courtney Peterson, shmangja e darkës disa ditë gjatë javës, është shumë e mirë për organizmin për arsyen se gjatë natës bëhet menjanimi i mbetjeve të ushqimit në organet tretëse. /Gazeta Shneta/