Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shneta mbushi 1 vit

Lajme 21/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazeta Shneta sot feston përvjetorin e parë të themelimit.

Në fund të vitit 2016 u ngrit ideja për hapjen e një mediumi të ri, por kësaj radhe më ndryshe nga të tjerët. Ndryshe, për faktin se do të vinte një media elektronike e profilizuar ekskluzivisht për sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Nga ideja e deri te plasimi online i gazetës, ka pasur shumë mëdyshje se një media e dedikuar në vetëm një sektor do të mund t’i rezistojë tregut të mbingarkuar të mediave online. Kjo për arsye se e kaluara e mediave të profilizuara nuk ka pasur histori suksesi në Kosovë dhe poashtu, marrë parasyshë faktin se profilizimi nënkupton edhe kufizimin e vizitave çka në mediat online ka mjaft rëndësi.

Gjithsesi, Shneta ia doli për një vit të qëndrojë në idenë fillestare dhe po punon që të vazhdojë të mbetet e tillë. Në fakt – misioni i Gazetës është ky – të përkushtohet edhe më shumë në shëndetësi, si një nga fushat me më së shumti probleme, parregullsi e korrupsion në Kosovën e pasluftës.

Përgjatë një viti Gazeta Shneta ka arritur që të bëhet pikë referente për shëndetësinë vendore, por edhe ndërkombëtare.

– Shneta ka raportuar në vazhdimësi për problemet që përballen pacientët për çdo ditë në shëndetësinë publike dhe private. Gazeta ka diagnostikuar funksionimin e dobët të sistemit shëndetësor në aspektin profesional dhe menaxherial. Janë realizuar dhjetëra shkrime, tema të ndryshme për shqetësimet dhe trajtimin johuman të pacientëve, por edhe për sfidat e personelit mjekësor nëpër spitale e klinika.

Gazeta Shneta ka hulumtuar disa raste që më pas janë trajtuar si skandale dhe të cilat kanë ndikuar në vendimmarrjen e institucioneve dhe në lëvizjen e proceseve.

Kjo ka bërë që Shneta të fitojë besimin e lexuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve dhe kolegëve nga komuniteti i gazetarisë.

– Rëndësi të veçantë Gazeta i kushton edhe zhvillimeve të mjekësisë nëpër botë. Shneta ka në fokus shëndetin riprodhues të nënave dhe këshillat shëndetësore për fëmijët. Nëpërmjet përkthimeve të hulumtimeve, studimeve dhe arritjeve të fundit teknologjike në mjekësi, Gazeta i shërben lexuesve me tekste edukative për shëndetin e tyre.

Poashtu theksojmë edhe bashkëpunimin me mjekë të profileve të ndryshme të cilët janë të angazhuar me këshilla profesionale.

Terapia e Shnetës për një vit rresht, janë lexuesit/et që kalojnë kohën duke shfletuar rubrikat gazetës dhe duke dërguar qindra mesazhe.

Kjo na bënë që të përkushtohemi edhe më shumë duke u përpjekur që të ndikojmë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Prandaj…me rëndësi Shneta

Artikulli paraprakShkaktarët dhe kuptimi i Endometriozës
Artikulli i rradhës A duhet dhe kur duhet ta ndërroni gjinekologun, çfarë gratë duhet të dijnë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.