Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaktarët dhe kuptimi i Endometriozës

Femina 21/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Endometrioza është çrregullim në të cilin indet që normalisht gjenden brenda mitrës suaj apo në endometrium, rriten jashtë mitrës tuaj. Endometrioza më së shpeshti përfshin vezoret, tubat fallopiane dhe indet që mbulojnë legenin tuaj. Rrallë, indet endometriale mund të përhapen përtej organeve legale.

Endometrioza është një nga tre arsyet më të rëndësishme të infertilitetit tek gratë. Ndërsa, endometriumi është zona që zakonisht ndodhet brenda mitrës dhe hidhet çdo muaj gjatë ciklit menstrual dhe pastaj zhvillohet përsëri që embrioni të vendoset në të për të krijuar kështu shtatzaninë. Në endometriozë , endometriumi zhvillohet jashtë mitrës në vende që nuk duhet të zhvillohet normalisht.

Siç tham mund të gjendet tek ovaret, tek gypat e fallopit dhe në indet e tjera në afërsi të mitrës. Madje ka raste që mund të gjendet në gojën e mitrës, vaginë, zorrë të trashë  dhe fshikëzën e urinës.

Endometrioza shkakton infertilitetin por gjithashtu edhe probleme të tjera siç janë:

Marrëdhënie seksuale me dhimbje, dhimbje gjatë urinimit, lëvizje të shoqëruara me dhimbje të barkut gjatë ciklit menstrual, dhimbje e fortë barku para dhe pas ciklit menstrual.

Përcaktimi i Endometriozës bëhet me laparoskopi. Me anë të laparoskopisë hyhet brenda barkut dhe kontrollohet indi endometrium nëse është në vende të ndryshme ose jo dhe pastaj vërtetohet përcaktimi me anë të biopsisë.

Pas caktimit të simptomës së endometriozës, shikohet gjendja e të sëmurës dhe zgjidhet kura sipas forcës së endometriozës. Zakonisht nxirren kirurgjikisht me sa është e mundur fokusimet e endometriumit në bark. Përveç kirurgjisë nëse i shtohen kurës dhe kurimi me ilaçe, dhimbjet pakësohen mjaft.

Kura kirurgjikale në të njëjtën kohë, ngren mundësinë për të ngelur shtatzënë. Nëse edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale nuk ndodh shtatzania, përdoren me rradhë metodat e induksionit të ovulacionit, pllenimit me shiringë  dhe  bebes në provëz.

Vizitoni mjekun tuaj nëse keni shenja dhe simptoma që mund të tregojnë endometriozën. Endometrioza mund të jetë një gjendje sfidues për t’u menaxhuar. Një diagnozë e hershme, një ekip mjekësor shumëdisiplinor dhe një kuptim i diagnozës suaj mund të rezultojë në një menaxhim më të mirë të simptomave. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakGabimi gjatë ciklit menstrual që mund të jetë fatal për gratë
Artikulli i rradhës Shneta mbushi 1 vit

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.