Shoqata e Farmacistëve të Kosovës ka bërë thirrje për solidarizim për viktimat në mesin e farmacistëve.
“Në akt solidariteti ju bënë thirrje të gjithë farmacistëve të vendosin një ekran të zi në faqet e tyre të internetit për një orë gjatë kësaj dite. FIP rekomandon orën 11:00 të mëngjesit pasi kjo do të përshtatje mirë me ngjarje përkujtimore të vendosura në vende të ndryshme”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë farmacistë!
25 Shtatori është Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve, me këtë rast Shoqata Farmaceutike e Kosovës ju uron këtë datë të gjithë kolegëve farmacistë, me besimin maksimal se ju e përfaqësoni atë çdo ditë të vitit si profesionist misionar.
Federata Ndërkombëtare Farmaceutike (FIP) me iniciativën e Shoqatës të Farmacistëve Turq, në përkujtim të atyre që kemi humbur në profesionin tonë nga virusi COVID-19, dhe në akt solidariteti ju bënë thirrje të gjithë farmacistëve të vendosin një ekran të zi në faqet e tyre të internetit për një orë gjatë kësaj dite. FIP rekomandon orën 11:00 të mëngjesit pasi kjo do të përshtatje mirë me ngjarje përkujtimore të vendosura në vende të ndryshme.
Në një ditë si kjo e sotmja, shprehim falenderim për të gjithë farmacistët, të cilët me punën e tyre te palodhshme në shërbim të paicientave dhe investimin e tyre individual kontribojnë në zhvillimin e sektorit farmaceutik.