Oda e Farmacistëve të Kosovës do të mbaj sot një konferencë për media për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Farmacistëve.
Në njoftimin për media, OFK ka deklaruar se do të ngrit shqetësimet kryesore të farmacistëve, veçmas problematikën e unifikimit të çmimeve, por edhe probleme tjera si kufizimin e pronësisë së barnatoreve vetëm për personat që kanë licencë në këtë profesion, shkruan Gazeta Shneta.
“Këtë ditë në vitin 2020 farmacistët në Kosovë më shumë po e shëndojnë si një protestë me kërkesa të cilat janë rregullimin e profesionit që fillon nga nivelizimi i çmimeve të barnave, zbatimin e recetës për barna, rregullimin e numrit të barnatoreve sipas kritereve gjeografike, demografike dhe zbatimin e plotë të praktikave të mira të farmacisë, kufizimin e pronësisë së barnatoreve vetëm në ata që kanë licencë për ushtrimin e një veprimtarie të tillë (si në shumicën e shteteve në bashkimin europian), funksionalizimin e farmacisë spitalore, rregullimin e procesit të specializimeve për farmacistët e shumë kërkesa tjera që do të sillnin ngritjen e profesionalizmit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në sektorin farmaceutik qoftë në komunitet apo edhe në spital”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/