Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shoqata e Gjinekologëve i del në mbrojtje Ahmetit: Po akuzohet padrejtësisht

Lajme 07/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve ka reaguar lidhur me rastin e të miturës nga Drenasi, e cila pas keqtrajtimit seksual nga hetuesi policor kishte mbetur shtatzënë, ndërsa kishte kryer abort në klinikën private të gjinekologut Fehmi Ahmeti.

Sipas kësaj shoqate, gjinekologu Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë, pasi që nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore në këtë rast, shkruan Gazeta Shneta.

“Ju informojmë se bazuar në Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë Nr. 03/L-110 të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës: Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtë të vendosë lirshëm për ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të këtij ligji. Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë të shtatzënisë duke llogaritur nga dita e parë e ciklit menstrual. Ndërprerja e shtatzënisë bëhet në institucionet shëndetësore nga mjeku specialist obstetër/gjinekolog i licencuar. Termini për ndërprerjen e shtatzënisë caktohet së paku dy ditë pas vizitës së parë”, bëhet e  ditur në njoftim.

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve ka vlerësuar se Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë dhe u bëjnë thirrje organeve kompetente që të sqarojnë rastin.

“Ju kujtojmë se është brenda detyrave profesionale që mjeku obstetër/gjinekolog të kryejë diagnostikimin dhe trajtimin e çështjeve e problemeve shëndetësore të pacienteve. Duke u bazuar në sa u tha më sipër konsiderojmë se anëtari i ShOGjK-së, dr. Fehmi Ahmeti, është shënjestruar pa të drejtë, por kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale e cilido prej nesh”, bëhet e ditur në fund të reagimit.

Ditën e martë në media u raportua se e një e mitur nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht para dy viteve kur ajo ishte në moshën 16-vjeçare nga profesori SH. XH., dhe më pas nga hetuesi policor V. V. Ky i fundit e kishte lënë shtatzënë e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar, kurse mësimdhënësi SH. XH është ripezulluar nga puna. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPas suspendimit të mjekut, Ismaili dhe Veseli vizitojnë spitalin e Prizrenit
Artikulli i rradhës Gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të helmuar nga sallama në Junik

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.