Organizata kryesore që përfaqësojnë gjinekologët kanë rekomanduar që gratë shtatzëna të vaksinohen kundër Covid-19.
Meqenëse, studimet kanë bërë të ditur mbi efektivitetin e vaksinave anti covid te gratë shtatzëna, The American College of Obstetricians and Gynecologists (ACOG), The Society for Maternal-Fetal Medicine (SMFM) kanë rekomanduar që gratë shtatzëna të vaksionohen kundër Covid shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
“Është e qartë se gratë shtatzëna duhen të ndihen të sigurta për vendimin e përzgjedhur, dhe një rekomandim nga mjeku i tyre mund të bëjë një ndryshim kuptimplotë”, tha Dr. J. Martin Tucker, kryetar i ACOG.
“Gratë shtatzëna duhen të ndihen të sigurta se zgjedhja e vaksinimit kundër Covid jo vetëm se i mbron ato, por gjithashtu mbron familjen dhe komunitetin”.
Një variant i ri i vë gratë shtatzëna në rrezik për rritje të komplikimeve, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka mbështetur opinionin e CDC-së.
Së fundmi, Covid mund të rrit rrezikun e lindjes së parakohshme, trgojnë studiuesit./GazetaShneta/