Në Repartin e Psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës ka shpërthyer një zjarr dhe si pasojë është djegur një dyshek dhe shtrati i pacientit.
Sipas njoftimit të Spitalit personeli ka reaguar me kohë. Zjarri është lokalizuar dhe pacientët janë larguar me kohë.
“Ndërhyrja e shpejtë e Personelit të Spitalit me aparate për fikjen e zjarrit ka bërë që zjarri të lokalizohet menjëherë dhe pacientët të evakuohen me kohë. Një pjesëtar i Sigurimit të Spitalit është lënduar gjatë intervenimit. Dëme të mëdha nuk ka pasur”, thuhet gjithashtu në njoftim. /Gazeta Shneta/