Nëse kjo është foshnja e juaj e parë dhe nuk keni pasur kontakte të afërta me foshnja të sapolindura më parë, mund të mos dini se çfarë të prisni për sa i përket të qarit.
E qara është e vetmja mënyrë që ka foshnja e sapolindur për t’ju thënë se diçka nuk shkon. Ajo nuk e di saktësisht se cili është problemi, por vetëm se nuk është rehat apo ka dhimbje dhe kështu shpreh se çfarë ndien.
Duhet të kalojnë javë dhe muaj para se ajo të mësojë ndryshimin midis ndenjës së urisë apo të ftohtit apo të mërzitjes dhe të kuptojë se ju mundeni dhe do ta ndihmoni, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkohë që mëson mënyra të tjera për të komunikuar me ju, varësia e saj nga të qarat zvogëlohet.
E qara e foshnjës është një nxitës për të vepruar fuqishëm që shkakton shkarkimin automatik të hormoneve të stresit në gjakun tuaj.
Ndërsa foshnja fillon të identifikoj nevojat dhe rehatin e vet dhe ju keni pasur disa javë përvojë për ta njohur atë, do ta shihni që do të mund ta lidhni një të qarë të caktuar, për shembull, një e qarë që forcohet gradualisht kur ajo ka nevojë të ushqehet është ndryshe nga e qara e saj më urgjente dhe më depërtuese kur nuk është rehat fizikisht.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Midis lindjes dhe muajit të tretë, foshnja juaj ka mundësi të qajë për gjithsej dy orë në ditë (megjithëse jo të gjithë për një herë).
Një nga gjërat që mund të bëni është që ta kuptoni se ndonjëherë ajo mund të jetë më e pakënaqur dhe të ndërmerrni më parë veprimin që mund ta parandalojë qarjen.
Për shembull, është shumë e zakonshme për foshnjat që ushqehen me gji që të duan të ushqehen më shpesh në mbrëmje sepse atëherë qumështi bëhet më i përqendruar dhe i kënaqshëm.
Përpiquni të parashikoni se kur e ka kohën e jashtëqitjes – pas ushqimit, për shembull dhe mos e lini që periudha midis dy ndërrimeve të pelenave të jetë tepër e gjatë.
Nëse foshnja është e mërzitur, ajo mund të ketë nevojë për më shumë stimulim. Tërhiqni vëmendjen me një lodër të preferuar ose me një lodër që bën zhurmë qetësuese. /Gazeta Shneta/