Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shpërthimi tek tregu i kafshëve në Prizren, mjeku i QKUK-së tregon se me çfarë lëndime u pranuan 5 persona

Lajme 22/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialisti i Mjekësisë Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora, i ftuar në FRONTAL të T7 ka dhënë detaje për pesë pacientët të cilët pas lëndimit nga shpërthimi i një mjeti plasës në Prizren janë nisur nga Spitali Regjional drejt Prishtinës.

Bajogra ka thënë se fillimisht kanë pranuar dy personat e lënduar, e të cilët kanë qenë të lënduar në regjionet e qafës nga pjesë milimetrike të predhës. Ai ka thënë se s’kanë pasur të atakuar ndonjë nerv që do të mund të ishte fatale.

“Stafi ka qenë i organizuar mirë. Kemi pranuar menjëherë pacientët. Parametrat vitale kanë qenë në rregull dhe janë nënshtruar ekzaminimeve, analizave dhe kanë ardhur të përgatitur nga Spitali i Prizrenit. Dy pacientët që kanë qenë të lënduar në regjionin e qafës dhe në ekstremitete si rezultat i pëlcitjes së një mjeti plasës, predhat kanë qenë milimetrike. Tek njëri ka qenë në nivel të vertebrës së dytë cervikale, tek tjetri ka qenë anash qafës dhe në ekstremitete. S’kanë pasur të atakuar ndonjë nerv që do të ishte fatal për ta. Është konstatuar se ata janë jashtë rrezikut”, ka thënë Bajgora në T7, shkruan Express.

Ai tutje ka treguar se kanë pranuar edhe dy pacientë të tjerë të cilët kanë pasur lëndime në kraharor.

Njëri prej pacientëve Bajgora thotë se ka pasur edhe ndërhyrje, pasi predha i ka shkaktuar grumbullim të ajrit në mushkri.

Ai tutje ka thënë se tek disa prej këtyre pacientëve është pamundur për t’u hequr predhat e mbetura si rezultat i shpërthimit.

“Për fat të mirë pacientët s’janë të rrezikuar për jetë. Mirëpo edhe mundësi që të intervenohet të largohen ato predha, të cilat ka shumë njerëz që i bajnë tan jetën, kam pas raste të ketë pacientë që i kanë mbetë predha në organe të ndryshme, është pozita vendi që nuk mund të intervenohet”, ka thënë Bajgora./Express/

Artikulli paraprak7 simptoma paralajmëruese të kancerit të vezoreve që nuk duhet t’i injoroni kurrë
Artikulli i rradhës Tragjedia e radhës në Gaza: Rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive mes popullatës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.