Shpëton foshnja më e vogël në botë e lindur para kohe, peshonte vetëm 240 gramë

2019-06-02 në ora 14:12

Një fëmijë i lindur parakohe i cili peshonte vetëm 245 gramë ka arritur të mbijetojë.

Vogëlushja e cila besohet se është krijesa më e vogël që ia ka dalë të mbijetojë, ka lindur premature në një spital në SHBA.

Foshnja Saybie peshonte sa një mollë e madhe kur ajo lindi, vetëm 23 javë e tre ditëshe në dhjetor 2018.

Duke luftuar për jetën, vogëlushja u transferua në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Sharp Mary Birch në San Diego të Kalifornisë.

Mjekët i thanë prindërve të Saibias se ajo do të mund të jetonte vetëm pak orë.

Por vetëm 5 muaj më vonë, vogëlushja është e shëndetshme dhe peshon plot 2.5 kg, duke dalë jashtë të gjitha pritshmërive.

Një infermiere që kujdesej për Saibian ka treguar se shërimi dhe jetesa e foshnjës janë një mrekulli.

Regjistri i foshnjave në SHBA tregon se Siabia është foshnja premature më e vogël që ka mbijetuar ndonjëherë.

Më parë rekordin e mbante një vajzë në Gjermani e cila kishte lindur me peshë 252 gramë në vitin 2015, sipas regjistrit të drejtuar nga Universiteti i Ajovës.

Një fëmijë, i lindur në Japoni, vetëm 268 gramë në fillim të këtij viti, mendohet të jetë djali më i vogël që ka mbijetuar nga lindja e parakohshme.

Nëna e Saibias e lindi foshnjën nga një operacion cezarian, para kohe, pasi ajo u diagnostikua me pre-eklampsi – një komplikim i shtatzënisë që përfshin presionin e lartë të gjakut, i cili mund të jetë fatal për nënën dhe foshnjën.

Në një video të publikuar nga spitali, nëna e përshkroi lindjen si “dita më e frikshme e jetës sime”.

“Unë vazhdoja t’u thosha atyre: Ajo nuk do të mbijetojë. Unë jam vetëm 23 javëshe [shtatzënë] “, tregoi nëna, e cila ka zgjedhur të mbetet anonim.

Vogëlushja ishte aq e vogël sa mund të “përshtatej në pëllëmbën e duarve të mjekëve”, tha ajo.

Mbijetesa e saj, sipas mjekëve , mund t’i atribuohet faktit se ajo nuk pësoi komplikacione të rënda pas lindjes./pernenat

foshnja oremature, mbijeton foshnja, femija me i vogel ne bote

Image result for Saybie

Image result for Saybie