Pas dekadash kërkimesh të pasuksesshme, pacientët me Alzheimer kanë marrë një rreze shprese falë dy barnave të reja dhe një testi gjaku novator, të cilët po konsiderohen si përparime të rëndësishme në luftën kundër sëmundjes që prek miliona njerëz në mbarë botën.
Barnat donanemab dhe lecanemab janë trajtimet e para që kanë treguar se ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, por ato janë të efektshme vetëm në fazat e hershme dhe shoqërohen me efekte anësore serioze.
Ndërkohë, kostoja e tyre e lartë ka bërë që disa shtete, si SHBA-ja, t’i aprovojnë, ndërsa vende të tjera evropiane të refuzojnë mbulimin financiar.
Një tjetër risi është testi i gjakut për biomarkerët e Alzheimerit, tashmë i autorizuar në SHBA, por ende jo në Evropë, ku specialistët insistojnë në kombinimin e tij me ekzaminime klinike për të garantuar saktësinë e diagnozës.
Ekspertët theksojnë se pothuajse gjysma e rasteve të Alzheimerit lidhen me faktorë të stilit të jetesës si obeziteti, duhani, alkooli dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Megjithatë, studimet klinike për parandalimin përmes jetesës së shëndetshme kanë treguar rezultate të kufizuara./Gazeta Shneta/


