Në gusht të vitit 2016, shifra prej 16 milionë dollarësh u bë temë e botës së kujdesit shëndetësor. Ky numër lidhje me një rast të tmerrshëm.
Përderisa një grua shtatzënë ishte pranë lindjes në vendin e punës, infermierja ia shtypte kokën foshnjës për ta futur brenda barkut të nënës dhe e pamundësonte lindjen. Kjo ishte dita kur nëna e quajtur Caroline Malatesta e fitoi betejën ligjore kundër spitalit ku e lindi fëmijën.
Ajo e kishte zgjedhur këtë spital sepse dëshironte zgjedhje personale për mënyrën e lindjes dhe ishte bazuar në reklamat dhe fushatat e këtij spitali. Sidoqoftë, përvoja e saj e vërtetë ishte shumë më ndryshe nga ajo që reklamohej.
Ajo kishte planifikuar ta lindte foshnjën pa ndërhyrjen e mjekëve dhe dëshironte të lëvizte e lirshme gjatë punës. Megjithatë, infermierja e kishte urdhëruar atë që të shtrihet në shtrat dhe të qëndrojë pa lëvizur.
Në minutat e fundit para lindjes, ajo thotë se trajtimi i punëtorëve shëndetësorë u shndërrua në sulm fizik. Nëna amerikane rrëfen se si një infermiere ia shtypte kokën foshnjës për gjashtë minuta me radhë dhe nuk e lejonte ta lindte atë. Djali i saj u lind i shëndoshë dhe pa lëndime, por Malatesta pësoi dëmtim të rëndë të nervit për shkak të këtij trajtimi.
Më vonë, ajo u diagnostikua me neuralgji, e cila shkakton dhimbje të tmerrshme, ia pamundëson kryerjen e marrëdhënieve intime dhe lindjen e ndonjë fëmije tjetër, shkruan “Broadly”, transmeton Gazeta Express.
E, janë edhe shumë raste si ky i Malatestas që janë paraqitur në policinë amerikane dhe që po kërkojnë dënimin e stafit mjekësor për kujdes jo të duhur ndaj tyre.