Brenda 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 549 raste pozitive me Covid dhe pesë viktima.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, nga 4,279 testime të kryera janë konfirmuar 549 raste pozitive me Covid, transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 865 qytetarë janë shëruar, kurse në spitalet Covid po marrin trajtim 176 pacientë, prej të cilëve 35 janë në gjendje të rëndë shëndëtësore.
Aktualisht, në Shqipëri janë 9,178 raste aktive në gjithë vendin./Gazeta Shneta/