Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njihuni me katër simptomat dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit

Femina 02/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i gjirit është një tumor që fillon në gji dhe zakonisht prek më shumë gjininë femërore, afërsisht 12% të grave. Ndonëse, kanceri i gjirit është i rrallë tek burrat, sëmundja mund t’i prek edhe ata.

Ekziston një numër i nëntipeve të kancerit të gjirit, të cilat disa prej tyre mund të mbeten të vogla dhe të rriten ngadalë, kurse të tjerat përhapen shpejt në rajone të tjera të trupit, kështu duke shkaktuar komplikime për jetë shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Kanceri i gjirit, fillimisht mund të identifikohet përmes simptomave, e të cilat janë:

Një gungë: Një gungë është shenja më e zakonshme e kancerit të gjirit.

Dhimbje në gji: Kanceri i gjirit është zakonisht pa dhimbje gjatë fazave të hershme të tij, por përhapja e tij mund të shkaktojë parehati ose dhimbje.

Ndryshimi në pamje: Një tumor mund të shkaktojë një ndryshim të dukshëm në madhësinë ose formën e gjirit tuaj.Kjo mund të bëjë që gjinjtë tuaj të duken të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ndryshime në lëkurë: Zbehja e lëkurës në një pjesë të gjirit mund të jetë shenjë paralajmëruese.

Në rast se, vëreni ndonjërën nga simptomat e larpërmendura, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

 

Cilat janë faktorët që mund të ju tregojnë se jeni në predispozitë për t’u përballur me kancer të gjirit?

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), studimet kanë treguar se rreziku juja për t’u përballur me kancer të gjirit vjen si rezultat i kombinimit të një grup faktorësh.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në rrezikun tuaj përfshijnë të qenurit grua dhe mosha.

Kanceri i gjirit prek kryesisht gratë që janë mbi moshën 50-vjecare e tutje.

Disa gram und të përballen me kacerin edhe pa asnjë faktorë rreziku. Të kësh një faktor rreziku nuk do të thotë që ju medoemos do të përballeni me kancer të gjirit.

Disa nga faktorët rrezik që nuk mund t’i ndryshoni apo që nuk varen nga ju, janë:

-Mosha: Rreziku për zhvillim të kancerit të gjirit rritet me moshën.

-Mutacionet gjenetike: Ndryshimet apo mutacionet e trashëguara në gjene të caktuara, të tilla si BRCA1 dhe BRCA2. Gratë që kanë të trashëguara këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit dhe vezoreve.

-Historia e riprodhimit: Periudhat e hershme menstruale para moshës 12-vjecare dhe fillimi i menopauzës pas moshës 55-vjecare i ekspozon gratë ndaj hormoneve më gjatë, duke rritur rrezikun për zhvillim të kancerit.

-Historia familjare: Rreziku i zhvillimit të kancerit varet edhe nga historia familjare./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRreth 5 milionë vdekje nga Covid-19 janë raportuar në gjithë botën
Artikulli i rradhës Shqipëri, mbi 500 raste të infektimit me Covid dhe pesë viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.