Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se brenda 24 orëve kanë humbur jetën dy pacientë të infektuar me COVID-19 (një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja), të cilët përpos virusit kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese.
Nga 409 testime të kryera janë konfirmuar 74 raste pozitive raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Lajm i mirë është se janë shëruar 42 qyetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 1744.
Deri më tani, raste rekorde po shënohen në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë me 37 raste, duke vazhduar me tutje me Durrësin 10 pacientë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe./GazetaShneta/