Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqiptari me shtetësi britanike humb jetën në Turqi pas transplantit të flokëve dhe trajtimit dentar

Jetë 16/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një shqiptar me shtetësi britanike ka humbur jetën në Stamboll, Turqi, pas një transplanti flokësh dhe trajtimi dentar të njohur si “Turkey teeth”. Ai filloi të ndihej keq pas kthimit në hotel dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht u konstatua i vdekur.

Mentor Rama, 36 vjeç, udhëtoi në Stamboll, Turqi, për një transplant flokësh dhe trajtim dentar të njohur si “Turkey teeth”, që ofrohet me çmime 40-60% më të ulëta se në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.

Trupi i Ramës u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll, ndërsa policia ka nisur një hetim mbi rrethanat e vdekjes. Më pas, trupi iu dorëzua familjes dhe u riatdhesua në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyra britanike e Jashtme (FCDO) konfirmoi se është në kontakt me autoritetet turke dhe po ofron mbështetje për familjen.

Sipas FCDO-së, të paktën 28 shtetas britanikë kanë humbur jetën në Turqi pas procedurave estetike midis marsit 2019 dhe marsit 2024.

Ngjarja rikthen vëmendjen mbi rreziqet e  procedurave mjekësore në Turqi, ku disa klinika nuk përmbushin standardet e sigurta dhe disa pacientë nuk kanë mbijetuar pas trajtimeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEmergjenca e antibiotikëve mund të shkaktojë 40 milionë vdekje në 25 vitet e ardhshme
Artikulli i rradhës Kardiologu kosovar Dr. Kreshnik Jashari shpallet i pari në kongresin ndërkombëtar të kardiologjisë – elektrofiziologjisë në Izmir, Turqi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.