Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve

Lajme 06/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Hana Selmani
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ajo quhet Hana Selmani, e cila po konsiderohet një storie suksesi pikërisht në intelegjencën artificiale.

Hana së fundmi ka krijuar programin për zbulimin e depresionit përmes inteligjencës artificiale.

Ajo ka përfunduar studimet në Nju Jork, University Abu Dhabi.

“Mentorja ime, profesoresha Mai Oudah, merret me studimin e informatikës, dhe më saktë studime informatike që merren me mikrobiomën. Hulumtimi përqendrohej në dy pyetje kryesore: a do mund të zbulohet depresioni përmes IA-së, dhe a do të zbulojmë lidhje mes një pjesës fizike të trupit si mikrobioma e zorrëve dhe një sëmundjes mendore si depresioni. Pasi që arrita me përgjigje pohuese të dy pyetjeve kryesore, u përqendrova në optimizmin e programit, që të jetë sa më i saktë dhe efikas që mundet. Performanca finale është gati se e përkryer, me 99% kategorizim të saktë. Motivimi i këtij projekti është që të krijohet një vegël efektive, e qasshme, dhe me kosto të ulët. Diagnozat tradicionale psikiatrike mund të jenë të kushtueshme dhe të paarritshme për një pjesë të madhe të popullsisë, prandaj nevojitet një vegël si kjo”, është shprehur ajo.

Ajo tregon se në këtë studim, u përdorën teknikat e të mësuarit të makinerive (machine learning), apo IA, për të ndërtuar një model parashikues i bazuar në të dhënat e mikrobiomës së zorrëve për qëllime të zbulimit të depresionit. Në mënyrë më të kuptueshme, kjo do të thotë që “makina”, apo modeli i IA-së, trajnohet dhe mëson nga të dhënat e mikrobiomës së zorrëve.

Këta të dhëna janë të shënuara dhe të ndara mes mikrobiomës me depresion dhe mikrobiomës “të shëndoshë” (pa depresion). Modeli fillon të dallojë mes profilit të mikrobiomës me depresion dhe të asaj pa depresion-dhe në këtë mënyrë, në hapin e testimit hiqen shënimet dhe modeli duhet të gjej cila mikrobiomë është me depresion dhe cila është pa depresion.

“Modeli arrin saktësi deri më 99% për shkak se programi që e krijuam identifikon një profil të 30-50 mikrobeve të cilat janë më informative dhe diskriminative për të dalluar mes klasave depresion” dhe “shëndoshë”. Kjo paraqet një kontribut tjetër me atë që mikrobet e identifikuara mund të merren nga studime biologjike për të zbuluar lidhje apo shkaqe mes këtyre mikrobeve dhe depresionit. Ata që janë të interesuar për më shumë detaje teknike dhe rezultate, këta mund t’i gjejnë në publikimin ndër titullin “Using Machine Learning for Depression Detection Based on Gut Microbiome“ në Springer Nature”, tha ajo. /Albinfo

Artikulli paraprakKrimi në Prizren, përveç vajzës që ka mbetur e vdekur, burri ka therur me thikë edhe gruan dhe vajzën tjetër
Artikulli i rradhës Krimi në Prizren, shtetasit turq qe gjashtë muaj ishin në Kosovë, policia thotë se ishte “familje e rregullt që ka punuar”

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.