Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada

Lajme 02/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kozeta Miliku është shqiptarja që është vlerësuar nga prestigjiozja ‘The Globe and Mail’, si një nga 5 shkencëtaret më premtuese në Kanada.

Në intervistën ekskluzive të dhënë për Euronews Albania, korçarja tregon vlerësimin e marrë në Kanada ndërsa shton se gjetjet e saj lidhur me ushqimet që priren të sjellin obezitet në fëmijët deri në 3 vjeç janë kthyer në temë diskutimi në gjithë vendin.

“Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare. Fusha që unë studioj është origjina e sëmundjeve, kryesisht obeziteti dhe astma. Në këtë artikull janë cituar dy prej publikimeve të mia, një prej tyre ushqimet ultraprocesuara, që i gjen lehtë në supermarkete, ato kanë efekte negative në shëndet”, thotë ajo.

Jeta e Milikut ka qenë midis Korçës dhe Tiranës, ku kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Rezultatet e larta i siguruan asaj një bursë nga Komiteti Europian në Holandë. Suksesi do të vijonte, pasi në vitin e fundit do t’i ofrohej një vend pune në Kanada, pjesë e zyrave qendrore.

“E kam menduar rikthimin, me ka shkuar në mendje, jo për aspektin e vlerësimit por në Shqipëri i kemi të gjithë”, thotë Kozeta.

Kozata është nënë e një vajze tre vjeçe. Ky status në jetën e saj mund të jetë një arsye më shumë që vajza e saj të rritet pranë familjarëve. Megjithatë, Kanadaja ka arritur ta plotësojë atë, në çdo sektor.

Artikulli paraprakStudim: Gratë mbi 65 vjeç ende në rrezik për kancer të qafës së mitrës
Artikulli i rradhës 5 mënyra se si temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.