Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po marrin trajtim 1,233 pacientë me Covid, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1,115 janë pozitiv me Covid, 83 në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 1,038 me oksigjenoterapi, transmeton Gazeta Shneta.
Në klinikave Covid të QKUK-së, në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 368 me okisgjeno-terapi.
Ndërkohë, në spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 797 pacientë, 684 të konfirmuar me pozitiv me Covid dhe 670 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
-Klinika Infektive, 117 pacientë
-Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
-Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë
-Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë
-Mjekimi Intensiv COVID-19, 24 pacientë
-Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
-Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
-Spitali i Prizrenit, 163 pacientë
-Spitali i Gjakovës, 113 pacientë
-Spitali i Pejës, 220 pacientë
-Spitali i Gjilanit, 128 pacientë
-Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
-Spitali i Mitrovicës, 58 pacientë
-Spitali i Ferizajt, 85 pacientë./GazetaShneta/