17 pacientë me Covid po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Nga numri i përgjithshëm, 14 prej tyre janë pozitiv me Covid dhe tre pacientë post-Covid shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa, 9 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv janë të hospitalizuar dy pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
-Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë
-Spitali i Pejës, 2 pacientë
-Spitali i Prizrenit , 1 pacient
-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë./Gazeta Shneta/