Që të gjithë mund të keni vërejtur se keni dhimbje koke, e cila mund të jetë mjaft e bezdisshme. Në lidhje me trajtimin e saj mund të keni përdorur paracetamol, për të lehtësuar dhimbjet.
Dhimbjet si rezultat i migrenës zakonisht poziciohen në anën e kokës dhe ballit shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
E këto dhimbje janë të shpeshta tek gratë, sidomos në tremujorin e tyre të parë.
Kjo për shkak të niveleve të paqëndrueshme të hormoneve të estrogjenit dhe rritjes së vëllimit të gjakut.
Në javët e para të shtatzënisë, vëllimi i gjakut pëson rritje. Kjo pasi, trupi juaj ka nevojë për më shumë oksigjen dhe si rrjedhojë duhet qeliza të kuqe të gjakut për ta bartuar atë rreth sistemit tuaj dhe të foshnjes në zhvillim.
Ndërkohë që, enët e gjakut në trurin tuaj zgjerohen për të akomoduar gjak shtesë, meqë rast ato shtypin nervat duke rritur intensitetin e dhimbjeve.
Ndërkohë që, meqenëse jeni shtatzënë mund të keni refuzuar përdorimin e medikamenteve për lehtësimin e dhimbjeve.
Mirëpo, me rekomandimin e profesionistëve shëndetësorë ju mund të përdorni në masat e rekomanduara paracetamolin, i cili ka rezultuar të jetë efektiv në lehtësimin e dhimbjeve nga migrena. /GazetaShneta/