Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportin e datës 27 prill 2021, vërehet ulje e numrit të pacientëve që po trajtohen në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme.
SHSKUK ka njoftuar se 542 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, ndërsa 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.
Në njoftim bëhet e ditur se 526 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Nga numri total i pacientëve në spitalet e Kosovës, në QKUK janë të shtrirë 287 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar dhe 236 me oksigjeno-terapi. /Gazeta Shneta/