Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka kontraktuar barin Rivaroxaban me çmim afër 18 mijë euro, në vend se të blinte një bari alternativ me çmim rreth 6 mijë e 500 euro.
Këto janë të gjeturat e Institutit Demokratik të Kosovës të publikuar sot në një raport të autores Liridona Behrami. Në raport thuhet se SHSKUK nuk i ka respektuar dispozitat e Listës Esenciale, në bazë të të cilave mund të furnizohej me bari alternativ.
SHSKUK ka vendosur që të blej barin Rivaroxaban përmes kontratës e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit 17,938.80€, duke i ikur dispozitës së Listës Esenciale e cila ia mundëson SHSKUK-së që të blej barna alternative të të njëjtës klasë farmakologjike. Në këtë rast bari alterantiv do t’i kushtonte SHSKUK-së vetëm 6,523.20€, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë është raporti i plotë i KDI-së:
SHSKUK BLEN BARNA 174.9% MË SHTRENJTË DUKE I IKUR BLERJES SË BARNAVE ALTERNATIVE
Lista e Barnave Esenciale (LBE) që rregullon blerjet e barnave në Kosovë është aprovuar në shtator të vitit 2019. Respektimi i kësaj liste është ? ??????????̈? për blerjet nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar I Kosovës (SHSKUK).
Në Listën e Barnave Esenciale disa nga produktet medicinale (barnat) janë shenjëzuar me ???????? ? ????????, i cili ka këtë kuptim:
SIMBOLI I KUTISË KATRORE (□) ka për qëllim kryesisht të tregojë performancë të ngjashme klinike brenda një klase farmakologjike. Në rastet kur ka kuti katrore furnizimi mund të bëhet me cilindo produkt brenda asaj kategorie farmakologjike në harmoni me procedurat e parapara për këtë qëllim.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nuk ka respektuar këtë dispozitë në tenderin për furnizim me ??????????? ??̈ ????̈? 19 ??? 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-1635-1-1-1, në Lot 2).
Në këtë rast, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ??? ?? ??????? ??????? ? ?????????̈?? ???????? ??̈ ????̈? ????̈ ?????? ????? ???????????.
Mos pranimi i barit alternativ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës ???.?% më shtrenjtë, pasi që oferta e shpërblyer ishte 17,938.80€ ndërsa oferta e barit alternativ ishte vetëm 6,523.20€.
Në tenderin për furnizim me ?????????? ??̈ ????̈? 19 ????? 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-3923-1-1-1, në Lot 1), pas pyetjes nga një operator ekonomik se a i lejohet ofertimi me barna alternative, SHSKUK nuk kishte lejuar një ofertim të tillë.
Ministria e Shëndetësisë dhe grupi hartues i Listës Esenciale e theksojnë rëndësinë e përdorimit e barnave ose produketeve alternative nga Autoritetet Kontraktuese, ngaqë kështu rritet konkurrenca brenda klasave të njëjta terapeutike, dhe menaxhohet më mirë shpenzimi i parasë publike.