Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për dhënien e kontratës për blerjen e një mikroskopi për Klinikën e Ortopedisë në QKUK.
Klinika e Ortopedisë në QKUK do të furnizohet me një mikroskop me vlerë gati gjysmë milioni euro, shkruan Gazeta Shneta.
“Furnizim me Mikroskop operativ të Kirurgjisë Spinale për Kliniken e Ortopedisë”, është titulli i tenderit i cili i është dhënë kompanisë “KEIS (KOSOVA EX.IMP.SUPPLY PHARMACEUT) SH.P.K”.
Vlera e kësaj kontrate është 468,800.00 Euro. /Gazeta Shneta/





