Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti.
Ajo ishte e infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u trajtua për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Znj. Miradije ishte një infemiere e jashtëzakonshme, e cila, me përkushtimin më të madh, i shërbeu pacientëve për vite me radhe”, thuhet në ngushëllimin e SHSKUK-së.
Edhe Shoqata e Infermierëve të Neurologjisë i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve.
“Ndërroj jetë infermerja e Klinikës së Neurologjisë Miradije Pllana Hoti e çila ishte e infektuar me Covid 19. Do të na mungojë e do ta kujtojmë gjatë si nje punëtore të madhe, e pafjalë, e sinqertë, besnike e me shumë tipare tjera tê mira!”, ka shkruar kolegia Fatime Gashi-Sherifi. /Gazeta Shneta/