Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK do të mbulojë pagesën pjesërisht për pjesëmarrjen në kursin ATLS në Kolegjin e Kirurgëve

Lajme 29/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK dhe Kolegji i Kirurgëve të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për pagesën e pjesërishme të pjesëmarrjes në kursin ATLS.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar do të mbulojë një pjesë të pagesës për pjesëmarrësit në kursin ATLS i cili organizohet në kuadër të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

“Në takimin e sotëm ku mori pjesë edhe Dr. Baton Kelmendi, zv. Drejtor i Promulgimit të ATLS Kosova, MoU u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit, Dr. Sadik Llullaku dhe Drejtori i SHSKUK, z. Elvir Azizi, ku mes tjerash u dakordua që SHSKUK do të mbulojë pjesërisht çmimin për pjesëmarrje në kursin ATLS, gjersa bashkëpunimi i ngushtë do të bëhet edhe për planifikimin e profileve përkatëse të mjekëve që duhet të certifikohen me ATLS”, thuhet në njoftimin e KKK-së.

SHSKUK nuk ka dal me ndonjë komunikatë për këtë memorandum.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga KKK:

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT MES KOLEGJIT TË KIRURGËVE TË KOSOVËS DHE SHËRBIMIT SPITALOR KLINIK UNIVERSITAR TË KOSOVËS PËR KURSIN ATLS

Me shumë kënaqësi po e ndajmë lajmin se sot në ambientet e administratës së SHSKUK-së u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit (MoU) mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) që do të ndihmojë në zhvillimin e rregullt të kursit ATLS.

Në takimin e sotëm ku mori pjesë edhe Dr. Baton Kelmendi, zv. Drejtor i Promulgimit të ATLS Kosova, MoU u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit, Dr. Sadik Llullaku dhe Drejtori i SHSKUK, z. Elvir Azizi, ku mes tjerash u dakordua që SHSKUK do të mbulojë pjesërisht çmimin për pjesëmarrje në kursin ATLS, gjersa bashkëpunimi i ngushtë do të bëhet edhe për planifikimin e profileve përkatëse të mjekëve që duhet të certifikohen me ATLS.

Kësisoj, po fillon të implementohet një nga objektivat kryesore të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me institucionet shëndetësore të Kosovës për rritjen e cilësisë së shërbimeve të kujdesit emergjent traumatologjik, dhe të gjithë ata që do të kalojnë kursin me sukses do të pajisen me certifikatën e ATLS të njohur ndërkombëtarisht.

Siç kemi njoftuar më herët, tashmë Komiteti Ekzekutiv i American College of Surgeons ka aprovuar kërkesën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe Sanford Medical Center për përhapjen (promulgimin) e kursit ATLS në Kosovë.

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë thotë se ka shënuar progres në menaxhimin e financave dhe integritetin institucional
Artikulli i rradhës Rriten thirrjet për fëmijëri ‘pa telefon inteligjent’ në Mbretërinë e Bashkuar 

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.