Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka hapur konkurs për drejtor të Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike.
Për të marr këtë pozitë nevojiten së paku pesë vite përvojë pune në sistemin shëndetësor dhe prej tyre tre vite në pozita udhëheqëse.
Kriteret e shkollimit i japin përparësi kandidatëve me thirrje akademike, por mund të aplikojnë edhe mjekët me tituj shkencor apo specialistë.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në uebfaqen e SHSKUK-së.
Dokumentin e plotë e gjeni duke klikuar në vegzë Konkurs Publik per Drejtor te QKUSK. /Gazeta Shneta/