Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anulohet konkursi për drejtor të Kardiokirurgjisë, Invaziva pritet të rikthehet në Kardiologji

Lajme 04/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është anuluar konkursi për drejtor të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive në QKUK.

Gazeta ka mësuar se anulimi i këtij konkursi ka të bëj me ndryshimet statutore që pritet të ndodhin së shpejti.

Kardiologjia Invazive pritet të rikthehet në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë sikurse ka qenë para vitit 2018. Kjo pritet të ndodh me vendim të u.d. ministres së Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku.

Edhe në arsyetimin e anulimit të konkursit është konfirmuar se riorganizimi i Klinikës së Kardiokirurgjisë është në proces e sipër.

“Statuti i QKUK-së është në plotësim-ndryshim dhe diskutim riorganizimi i Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, kërkon që konform legjislacionit në fuqi të anulohet pozita e tretë sipas Konkursit të Brendshëm nr. 6852 e datës 20.10.2021 për drejtor të Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, deri në një vendim tjetër”, thuhet në arsyetim.

Kujtojmë se ka dy qëndrime sa i përket riorganizimit të këtyre dy klinikave. Kardiologët edhe më parë kanë kërkuar që Invaziva të ribashkohet me ta për shkak të përcjelljes së pacientëve pas ndërhyrjes.

Ndërkaq kardiologët invaziv kanë nënshkruar edhe një peticion kundër vendimit për rikthim në Kardiologji, duke kërkuar që ky shërbim të mbetet në Kardiokirurgji ose të themelohet si njësi në vete. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHSKUK hap konkurs për drejtor të Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike
Artikulli i rradhës Sindikalistët përmes protestës të hënën kërkojnë procedimin e Ligjit për Paga

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.