Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i ka publikuar emrat e kompanive të cilat e kanë vonuar liferimin e barnave në QKUK.
SHSKUK ka deklaruar se krahas publikimit, këto kompani janë gjobitur poashtu sipas ligjit, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë gjeni emrat e kompanive:
“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit saktë dhe të drejt, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e Kosovës, ka vendosur të bëjë publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnzim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK.
Të gjitha këto kompani. janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, duke u gjobitur për vonesat.
Po ashtu, po e publikojmë listën me produktet që janë në mungesë, e për të cilat ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por nuk ka pasur ofertues”, thuhet në komunikaten e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/