Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shoqata Sindikale në QKUK kërkon 50 për qind rritje të pagës

Lajme 21/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Para objektit të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë protestuar një pjesë e anëtarëve të Shoqatës Sindikale të Punëtorëve Shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përmes kësaj proteste ata kanë kërkuar rritje të pagës për 50 për qind dhe implementimin sa më të shpejtë të Ligjit të Pagave për punëtorët shëndetësor.

Kryetari i shoqatës sindikaliste, Xhemajl Selmani, kërkesën për 50 për qind të rritjes së pagës e konsideron kërkesë minimaliste ndërsa thekson se gjendja në shëndetësi është e rënduar.

“Kërkesa jonë për rritje të pagash për 50 për qind është kërkesë minimaliste”, vlerëson ai.

Ai thekson se Ligji për Paga është rikthyer tri herë nga agjenda e mbledhjeve paralamentare.

“Ligji për paga është rikthyer tri herë nga agjenda e mbledhjeve parlamentare. Është punuar pa transparencë. Kështu siç është punuar në dukje duket mirë, por në përmbajtje duket se është formuar për të mos u implementuar”, shton ai.

Në anën tjëtër sipas nënkryetarit të Shoqatës Sindikale, Agron Kryeziu, askush nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë nuk është pjesë e grupit punues për Ligjin e Pagave. Ai thotë se askush nuk i pëfaqëson interest e personelit shëndetësor.

“Nuk ka ekip punues në implementimin e Ligjit të Pagave nga Federata. S’ka grup punues – nuk përfaqëson askush interesat e personelit shëndetësor, ne kemi vendos me reagu ashtu sic na përcakton ligji”, thotë ai.

Kryeziu gjithashtu thotë se nuk ka sinqeritet nga ana e Qeverisë karshi stafit shëndetësore gjatë implementimit të ligjit por që sipas tij problem në shëndetësi nuk janë vetëm pagat por edhe investimet kapitale

“Nuk është vetëm paga janë investimet kapitale investimet në shëndetësi këto të gjitha janë të ndërlidhura. Infermierët janë ne pozitë të mjerueshme e kanë një rrogë simbolike, me këtë rrogë simbolike një infermier paguhet 377 euro kjo pagesë është vetëm për dhjetë ditë, kjo pagë është e papërballeshme”, thekson ai po ashtu.

Ai paraljmëron se nëse nuk ndërmerret asgjë nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë protestat do të jenë edhe më masovike.

Kujtojmë se protestën të cilën e kanë mbajtur sot Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor në QKUK e ka kundërshtuar Federata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësore në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Fotografi gjate protestes se sindikates
fotografi gjate protestes

 

Artikulli paraprakKrizë për infermierë në Kanada: Spitalet i mbyllin shërbimet emergjente, pacientët presin me ditë për t’u hospitalizuar
Artikulli i rradhës SHSKUK i publikon emrat e kompanive të cilat e kanë vonuar liferimin e barnave në QKUK

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.