Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK-ja pagoi kujdestari për punëtorët që nuk ishin nënshkruar në listë

Lajme 28/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
QKUK
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

ZKA ka gjetur disa parregullsi në menaxhimin e parasë në SHSKUK. Një nga to është mënyra se si paguhen kujdestaritë në QKUK dhe spitalet rajonale, shkruan Gazeta Shneta.

“Ne kemi evidentuar disa mangësi që ndërlidhen me menaxhimin e kujdestarive-ndërrimeve të natës. Disa nga parregullsitë, që janë të shprehura pothuajse në të gjitha njësitë e ShSKUK-së janë: mospërputhja e planifikimeve dhe kujdestarive të realizuara, zëvendësimet në mes të stafit shëndetësorë për mbajtjen e kujdestarive-ndërrimeve të natës në mungesë të evidencave, drejtorët e klinikave-reparteve caktojnë dhe aprovojnë kujdestaritë për vetveten”, thuhet në raport.

ZKA ka zbuluar se SHSKUK-ja ka paguar 1800 euro për nëntë raste të kujdestarisë të cilat nuk kishin ofruar dëshmi për mbajtjen e ndërrimit të natës.

“Në nëntë raste, 2 në QKUK, katër në Spitalin e Prizrenit dhe tri në Spitalin e Gjilanit kujdestaritë e natës ishin kompensuar rreth 1,800€, në mungesë të dëshmive për mbajtjen e tyre. Kjo ngase, në ditarët e kujdestarive, njëri nga stafi mjekësor ishte nënshkruar për të gjithë”, ka evidentuar raporti i Auditimit.

Krejt kjo papërgjegjësi i ngarkohet drejtorëve të klinikave dhe menaxhmentit të SHSKUK-së që nuk kërkon llogaridhënie.

“Mangësitë e evidentuara kanë ndodhur për shkak të mungesës së kontrollit efektiv nga ana e drejtorëve të klinikave dhe reparteve dhe si pasojë e mos respektimit të KKS-së lidhur me mbajtjen dhe kompensimin e kujdestarive-ndërrimeve të natës”.

ZKA ka tërhequr vërejtjen se mangësitë e evidentuara në menaxhimin dhe kalkulimin e kujdestarive janë tregues i mungesës së efektivitetit të kontrolleve të brendshme në ketë fushë, dhe rrit rrezikun që të ndodhin pagesa të parregullta dhe potencialisht për shërbimet të cilat nuk janë ofruar.

“Bordi drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së duhet të sigurojnë që të gjitha njësitë e ShSKUK-së kanë forcuar kontrollet ndaj procesit të aprovimit, evidentimit dhe kompensimit të kujdestarive-ndërrimeve të natës në mënyrë që të sigurohet se raportet mujore që procedohen për pagesë janë të bazuara në ditarët e kujdestarive. Çdo pagesë e cila nuk është në harmoni me ligjin e punës dhe KKS duhet të anulohet”, rekomandohet nga ZKA-ja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRaporti i Gjinekologjisë, 31 lindje u kryen dje
Artikulli i rradhës Çfarë ndodhë me trupin e fëmijës nëse e harroni në veturë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.